Flash News

KRYESORE

"Toksike", fjala që përmbledh vitin sipas Oxford Dictionaries

"Toksike", fjala që përmbledh vitin sipas Oxford
"Oxford Dictionaries" si çdo vit ka zgjedhur "fjalën e vitit"  duke argumentuar se është "qëllimi i aplikimit të tij që e ka bërë atë zgjedhje të jashtëzakonshme", shpjegohet në videon e postuar në faqen faqen e botuesit britanik që ka definuar gjuhën. Fjala e vitit 2018, sipas vlerësimit të fjalorëve të Oxford-it, botuesit britanik që vendos vulën në çështjet e gjuhës prej më shumë se 150-vitesh, është zgjedhur: toksik. Sipas Oxford Dictionaries, këtë vit, më shumë se kurrë, njerëzit kanë përdorur fjalën 'toksike' për të përshkruar shumë gjëra, situata, shqetësime dhe ngjarje. “Në kuptimin e saj origjinal, duke iu referuar substancave helmuese, fjala toksike ka qenë e pranishme në diskutimet mbi shëndetin e komuniteteve dhe mbi ambientin”,- thonë fjalorët. Mbiemri toksik përkufizohet si 'helmues' dhe për herë të parë u shfaq në gjuhën angleze në mes të shekullit të shtatëmbëdhjetë nga termi mesjetar latin "toxius", që do të thotë 'helmuar' ose 'i mbushur me helm'. Por historia vdekjeprurëse e fjalës nuk fillon këtu. Termi mesjetar latin ishte huazuar nga termi latin "toxicum", që do të thotë "helm", i cili ka origjinën e tij nga greqishtja  "toxikon pharmakon"- helm që përdorej nga grekët e lashtë për ta vënë në majat e shigjetave të tyre. Pse "toksike" është zgjedhur si fjala e vitit? 'Fjala e Vitit' nga Oxford,  është një fjalë apo shprehje që gjykohet të pasqyrojë karakter, gjendje shpirtërore ose preokupimet e vitit të kaluar dhe ka potencial të qëndrueshëm si një term me rëndësi kulturore. Të dhënat tona tregojnë se, me një rritje prej 45%, në oxforddictionaries.com, gjatë vitit 2018, fjala toksike është përdorur në një sërë kontekstesh, si në kuptimin e saj të drejtpërdrejtë  ashtu edhe metaforik . Më poshtë, Oxford Dictionary ka bërë një listë të 10 fjalëve "toksike" më të kërkuara për vitin që lamë pas. 10 fjalët "toksike" më të kërkuara për 2018-ën:
  1. kimik
  2. Mashkullor
  3. Substancë
  4. Gaz
  5. Mjedis
  6. Marrëdhënie/ Lidhje
  7. Kulturë
  8. Humbje
  9. Alga
  10. Ajër

Të fundit