Flash News

KRYESORE

“Tolerancën të mos na e marrin për dobësi”, Bushati reagon sërish pas shpalljes ‘non grata’ të 52 grekëve

“Tolerancën të mos na e marrin për dobësi”,

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme nga  Malësia e Madhe në një takim me banorë në vijim të turit të Llogaridhënies, sa i përket qëndrimit të Qeverisë shqiptare për ngjarjen në Bularat u shpreh, “Tolerancën të mos na e marrin për dobësi”.

“Aty ku rasti e do për të ndjekur një procedurë diplomatike e sigurt është që tolerancën tonë nuk ka pse e merr askush për dobësi. Ne nuk duhet asesi të biem në kurthin e ekstremizmit sepse përkeqësimi i marrëdhnieve apo rënia në këtë lloj kurthi nuk i shërben miqësisë ndërmjet dy popujve tanë”, u shpreh Bushati.

Më tej ai shtoi se vendimi i djeshëm i Ministrit të Brendshëm për të shpallur ‘non grata’ 52 qytetarë grekë është një vendim i mbështetur në Kushtetutë, ligj dhe në praktikën ndërkombëtare që aplikon çdo vend.

"Ne jemi duke e trajtuar këtë çështje me seriozitetin maksimal për të kuptuar në rradhë të parë shkallën  e përfshirjes edhe të elementëve të tjerë pavarësisht statusit që ato kanë, sepse siç dihet  në atë ceremoni kanë marrë pjesë jo vetëm qytetarë të zakonshëm por edhe njerëz me status zyrtar. Për pasojë, do të ndjekim të gjitha procedurat ligjore dhe ato diplomatike”, tha ai.

Të fundit