Flash News

KRYESORE

Tom Doshi akuza të forta Ditmir Bushatit: Po kërcënon vëzhguesit

Tom Doshi akuza të forta Ditmir Bushatit: Po kërcënon

Deputeti Tom Doshi i cili kryeson listën e kandidatëve të PSD në Shkodër i bën thirrje Prokurorisë të priocedojë penalisht ministrin e Jashtëm , Ditmir Bushati i cili kryeson listen e PS-­së në pot ë njëjtin qark.

Sipas Doshit, Bushati ka kërcënuar vëzhguesin e PSD, Gjergj Sokoli tek shkolla Edit Durham në lagjen Mark Lula.

“Ditmir Bushati ka dalë në të gjitha qendrat e votimit dhe kërcënon vëzhguesit e PSD-­së. Është kërcënuar Gjergj Sokoli. Kështu po bën Bushati në çdo qendër votimit. i bëjmë thirrje prokurorisë të nisë procedimin penal ndaj Bushatit. i bëj thirrje të gjithë votuesve të dalin e të votojnë. i bëj thirrje të ruajnë qetësinë sepse rezultati do të jetë i thellë. Ky është shqetësimi i Ditmirit”, tha Doshi në një deklaratë për mediat. 

Të fundit