Flash News

KRYESORE

Tom Doshi i shpëton burgut, shpëtojnë edhe Mark Frroku me Durim Bamin

Tom Doshi i shpëton burgut, shpëtojnë edhe Mark Frroku me Durim

Pasi pretendoi se i kishte shpëtuar një atentati të organizuar nga Ilir Meta në vitin 2015-të, deputeti Tom Doshi i ka shpëtuar sot edhe dënimit me burg nga Gjykata e Tiranës.

Doshi është shpallur i pafajshëm nga akuza e kallëzimit të rrëme, pasi deklaroi publikisht se ish-kreut i Kuvendit, Ilir Meta, aktualisht Presidenti i Republikës, kishte organizuar vrasjen e tij.

Gjithsesi, të njëjtin fat si Doshi patën pothuajse edhe dy personat e tjerë të përfshirë në këtë histori, ish-deputeti i majtë, Mark Frroku dhe shtetasi Durim Bami. Gjykata i ka dënuar ata me nga 1 vit burg, ndërkohë që ish-deputeti Frroku nuk do qëndrojë në qeli sepse dënimi i është konvertuar në shërbim prove, ndërsa Bami do e shlyejë dënimit me ditët e qëndrimit në paraburgim.

Të fundit