Flash News

KRYESORE

Tom Doshi në kryeministri, takim privat me Ramën?

Marrëdhëniet me deputetit të PSD-së Tom Doshi dhe kryeministrit Edi Rama u ftohën vite më parë ku Doshi u largua si pjesë e Grupit të Partisë Socialiste nga vetë Rama.

Doshi ka qenë nje prej njerezve më të afërt të Edi Ramës gjatë kohës që ai drejtonte PS-në në opozitë, por kryeministri e përjashtoi nga grupi parlamentar pasi Doshi akuzoi Ilir Meten, në atë kohë Kryetar Kuvendi, për organizimin e një skenari për të vrarë atë dhe Mhill Fufin. Mirëpo  deputeti Tom Doshi është fotografuar ditë më parë nga “Panorama” teksa dilte nga ndërtesa e Kryeministrisë.

Nuk dihet arsyeja pse Doshi mund të ketë shkuar aty, ose nëse ka realizuar një takim me kryeministrin Rama.

Të fundit