Flash News

KRYESORE

Tom Doshi ‘non grata’ në SHBA, reagon ambasada amerikane për raportin e DASH

Ditën e djeshme u bë publik raporti i DASH, përmes të cilit deputeti i PSD, Tom Doshi është shpallur ‘non grata’ me akuzën se është i përfshirë në çështje korruptive.

Ndërkohë, këtë mëngjes reagon ambasada amerikane në Tiranë, duke publikuar edhe një herë vendimin e DASH që parashikon ndalimin e Doshit dhe familjes së tij të hyjë në Amerikë.

Në vendimin e DASH thuhet: “Anëtarit të Parlamentit të Shqipërisë, Tom Doshi i ndalohet hyrja në SHBA, për shkak të përfshirjes në raste madhore korrupsioni. Ndërkaq, në vendimin e DASH thuhet se “Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshortja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë’.

 

 

Të fundit