Tom Doshi provokon protestuesit pas konstituimit të Këshillit, qëllohet me shishe uji pasi u largua në këmbë

Është përshkallëzuar protesta pas përfundimit të mbledhjes së konstituimit të Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Ishte deputeti Tom Doshi, i pari që doli nga mbledhja përballë protestuesve të PD, ndërsa shkaktoi revoltim te këta të fundit.

Ndonëse i rrethuar nga badyguard-ët, protestuesit e kanë ndjekur në këmbë deputetin Doshi, deri te tregu i këmbimit valutor, shoqëruar me thirrje kundër tij dhe qeverisë Rama.

Po ashtu, gjatë ndjekjes në këmbë mësohet se ai është qëlluar edhe me shishe uji në shenjë proteste, ashtu si edhe disa këshilltarë të tjerë të rinj. Po ashtu, mes protestuesve pati edhe përplasje fizike me policinë.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, Doshi tha se ishte pjesë e mbledhjes si aleat i PS.

“Mora pjesë në mbledhjen e Këshillit si aleat i PS, për të tjera vendimet i merr Edi Rama”, thaq Doshi, ndërsa lidhur me protestën ai tha: Kur nuk morën pjesë në zgjedhje, s’kanë pse protestojnë sot”.

Nis konstituimi i Këshillit Bashkiak me ‘bekimin’ e Tom Doshit, i shpallur ‘non grata’ nga SHBA