Flash News

KRYESORE

Tom Doshi rrëfen bisedën me Ramën pas fitores: Ja çfarë biseduam

Tom Doshi rrëfen bisedën me Ramën pas fitores: Ja

Deputeti Tom Doshi i cili kryesonte listën e PSD në Shkodër ka arritur të sigurojë mandatin e ardhshëm.

Doshi tha në një dalje për mediat se për fitoren e ka uruar edhe kryeministri Edi Rama.

Sipas Doshit premtimet e tij do kenë mbështetjen e kryeministrit Rama. Ndërkohë për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati Doshi tha se s'ka pse ta komentojë.

“Unë e mora i vetëm mandatin dhe me shumë faktor kundër meje duke tentuar të më dëmtojnë. Çfarë nuk është bërë, janë blerë 3 vota 1 mln lekë të vjetra apo një votë 100 euro. Bëra gabim që bëra atë miting sepse i futi frikën kundërshtarëve dhe morën masa. Prisja një rezultat edhe me të mirë”, tha Doshi.

Të fundit