Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Tom Doshi, Saimir Tahiri dhe 4-shja e PDIU-s, kush janë deputetët e “heshtur” të Parlamentit
Vëzhgimi i Institutit të Studimeve Politike që u publikua sot, ka hedhur dritë edhe mbi ata që janë deputetët më pak aktivë të Parlamentit.
Mes tyre spikat Tom Doshi.
Ky i fundit u largua nga Partia Socialiste dhe kandidoi për siglën e PSD-së, për të cilën u zgjodh deputet në Shkodër.
Por votën pro qeverisë Rama, Tom Doshi duket se e ka këmbyer me heshtjen e tij në Kuvend, ku ka qenë thuajse tërësisht jo-aktiv, veç ngritjes së kartonit.
Gjithashtu ndër më jo-aktivët është edhe Saimir Tahiri. Deputeti socialist e kyçi gojën, që kur i plasi skandali i hetimit për lidhjet e tij të mundshme me trafikantët Habilaj, hetim që është në zhvillim e sipër.
Po ashtu, partia “çame”, PDIU, e cila e ka mbështetur qeverinë dhe që ka ende disa drejtori nga “tepsia” e pushtetit, që kur “humbi” kryetarin Shpëtim Idrizi në parlament, duket se i është nënështruar një auto-censure parlamentare.
Në fakt nga studimi, të katër deputetet e saj rezultojnë mes atyre të vendeve të fundit në renditje.