Flash News

E-TJERA

Tom Doshi sherr në komision me zyrtarët e ILDKP, Vasilika Hysi ndërhyn për ta qetësuar

Tom Doshi sherr në komision me zyrtarët e ILDKP, Vasilika Hysi

Deputeti Tom Doshi është përfshirë në një përplasje verbale me zyrtarët e ILDKP-së gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve.

Shkak për këtë përplasje është fakti se Doshi është çdo vit nën hetim nga ILDKP për pasurinë e tij.

“Mua çdo vit më bie shorti për t’u kontrolluar, kjo tregon që Ganaj është i korruptuar. Jeni mashtruesa që nga i pari te i fundit”, i është drejtuar deputeti zyrtarëve të ILDKP.

Por ajo që ka nxehur më shumë situatën ishte përgjigjja e ILDKP se: “Doshi është subjekt kallëzimi për fshehje pasurie dhe po hetohet nga prokuroria”.

Deputeti ka ndërhyrë duke kërcënuar: “Tregohu më i kujdesshëm kur flet, dëgjove? Mos të më tregojë fytyra e këtij që jam në hetim unë”.

Deputetja e PS, Vasilika Hysi, ka tentuar të ndërhyjë për të qetësuar situatën, por Doshi ka reaguar i prerë duke i kërkuar të mos përfshihet.

Të fundit