Flash News

KRYESORE

Tomor Alizoti: Shqipëria është drejt një përplasjeje të madhe

Tomor Alizoti: Shqipëria është drejt një përplasjeje

Tomor Alizoti, anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, duke komentuar protestën e opozitës e mbajtur mbrëmjen e të dielës që kaloi, tha se vendi po shkon drejt një përplasjeje të madhe.

I ftuar në studion e “Mbrëmjë në ABC News”, Alizoti foli edhe për arsyet pse opozita nuk tërhiqen nga kërkesat

“Protesta është zemërim. Një pjesë e madhe e shoqërisë është e zemëruar me situatën dhe vetvetiu kur politika nuk funksionon në mënyrë institucionale në negocim dhe biseda dhe nëse shohim këtë gjuhë nga i pari qeverisës me batuta të klasës së 8 dhe shterpe, qesh. Po bëhet viti i 7 pa rritje ekonomike dhe sfide reale. Shqipëria është drejt një përplasjeje të madhe”, u shpreh Alizoti.

Të fundit