Flash News

KRYESORE

Tonifikoni krahët e varur duke ndjekur vetëm tre ushtrime

Tonifikoni krahët e varur duke ndjekur vetëm tre ushtrime

Disa persona, kryesisht gjinia femërore e shohin si shqetësues faktin e varjes së tulit të krahut.

Kjo gjë ndodh si pasojë e moshës, pra plakjes dhe mbipeshës.

Mdërkohë që vitet kalojnë krahët tuaj humbin elasticitetin dhe mbipesha lidhet gjithashtu me shtimin e masës së dhjamit, çka bën që krahu juaj të varet.

Por ka një mënyrë mjaft efikase dhe të shëndetshme për të shmangur këtë gjë dhe janë pikërisht ushtrimet fizike për krahët.

Disa ushtrime që mund ti bëni në shtëpi:

Pompa me një dorë

Vendosni dorën e majtë në shpinë, pëllëmbën e dorës së djathtë në dysheme dhe mundohuni të lëshoni trupin dhe të ngriheni sërish në pozicionin fillestar. Përsëriteni 10 herë, pastaj ndërroni krahun.

Ngritje peshash

Mundohuni të ngrini disa pesha të lehta në ditët e para në mënyrë që mos të shkaktoni djegie të muskulit. Më pas në ditët në vijim mund të provoni të ngrini edhe pesha më të rënda në mënyrë që të arrini rezultatin që dëshironi.

Regjim ushqimor i shëndetshëm

Një regjim ushqimor i kujdesshëm do t’ju ndihmonte shumë në arritjen e rezultateve të dëshiruara. Konsumoni shumë fruta dhe perime dhe shmangni produktet e brumit apo të mishit. Mbani trupin të hidratuar duke konsumuar ujë.

 

Të fundit