Flash News

KRYESORE

Tonin Gjuraj jo më rektor i UET, kush e zëvendëson

Tonin Gjuraj jo më rektor i UET, kush e zëvendëson

Tonin Gjuraj prej 8 vitesh ka qenë rektor i Universitetit Evropian të Tiranës. Ai ka vendosur të mos vazhdojë me një mandat të tretë si rektor duke treguar mirënjohje dhe besim për bordin e këtij universiteti.  Gjuraj do të vazhdojë si pedagog në universitet dhe rektorja e re do të jetë Nevila Nika.

Në fjalën e tij të largimit, Gjuraj shprehet:

Të dashur studente e studentë, kolege e kolegë, miq! Pas 8 vitesh si rektor i UET, pra 2 mandatesh te plota, kam vendosur te mos vijoj me tej me një mandat te trete si rektor, edhe pse kisha besimin e Bordit te Besimit dhe Administratorit te UET. Pra, dje përfundoi zyrtarisht misioni im ne drejtimin akademik te UET, duke i hapur rruge kështu një brezi tjetër drejtuesish, një tjetër rektori, ne kushtet e zgjerimit te UET dhe formatit te universitetit polivalent. Natyrisht, dëshiroj t'ju falenderoj të gjithëve, pa përjashtim, që së bashku arritëm të ndërtonim një institucion elite te arsimit te larte ne vend, me standarde evropiane të cilësisë dhe me një impakt të jashtëzakonshëm në shoqëri. Ju falenderoj për gjithçka kemi bere se bashku ne këto vite. Unë do te vijoj te jem pjese e UET, si profesor, dhe te jap kontributin tim ne rritjen e cilësisë dhe ndërkombëtarizimin e tij. UET e dua shumë dhe përkushtimi e luajaliteti im ndaj tij do te jete i palëkundur. Kufizimi i mandatit ne drejtim, te dashur miq, është mrekullia e demokracisë dhe këtë duhet ta kuptojmë dhe respektojmë të gjithë. Suksesi i UET është i garantuar, pasi pasuesja ime ne këtë detyrë, që sot, do të jetë Prof. Dr. Nevila Nika, një personalitet i spikatur akademik dhe shkencor, pjesë e UET, kolege e mike me përvojë të gjatë dhe, mbi të gjitha, një drejtuese serioze dhe e afte. Suksese rektores Nika. Me dashuri, Tonin.

Të fundit