Tonin Gjuraj kujton Gilman Bakallin në 3-vjetorin e ndarjes nga jeta me veprën “Alfabeti i tranzicionit”

Prof. Dr. Tonin Gjuraj kujton mikun e tij të ndjerë, publicistin Gilman Bakalli, në 3 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

“Dy fjalë për Gilmanin, në këtë 3-vjetor të ikjes së tij të parakohshme”- thotë Gjuraj, duke sjellë në vëmendje të publikut  veprën e Bakallit “Alfabeti i tranzicionit”.

“Miq te dashur,

Dy fjale per Gilmanin, ne kete 3-vjetor te ikjes se tij te parakohshme: sot eshte nje moment kujtese per njeriun, kolegun, mikun, bashkeqytetarin, bashkeudhetarin, qe ne menyre kaq te çliret, shpejt, hapur dhe pa kompromise e pershkoi duke qeshur dhe ne menyre sportive rrugetimin e jetes se tij. Kjo me shtyn sot te perkap kumtin domethenes te nje njeriu plot energji krijuese. E, ne kete mes, ia vlen t’i drejtohemi vepres se tij: “Alfabeti i tranzicionit”, duke veçuar ne kete alfabet: Njeriun e lire, apo ate qe qe shembulli i njeriut kerkues dhe te lire, ne origjinalitetin e ketij kerkimii. Dixhital ne gjithanshmerine, shumedisiplinaritetin dhe koherencen; Universitar, ne kuptimin qe kjo fjale bart qe ne origjinat e saj, ne te qenet nxenes i dijes dhe perhapes i saj; Intelektual ne limfen e qenesise se tij, jo synues i etur i nje intelektualizmi apo akademizmi fasade. Dhe, ne fund, duke perifrazuar Franc Kafken, i cili thoshte se: “…nje liber duhet te jete nje sepate per te thyer detin e akullt brenda nesh. Per kete jam i bindur.” (Franc Kafka, leter drejtuar Oskar Pollack-ut, 1903), Gilmani dinte te ishte trondites dhe te perdorte sepaten per te thyer akullin e shoqerise tone.

Me ka marre shume malli per ty mik! Kaq di te them. Jam i permbytur nga emocioni, edhe pse m’u duk sikur kisha nje “kenaqesi te dhimbshme”, ndersa shkruaja keta rreshta”-shkruan Tonin Gjuraj.