Flash News

KRYESORE

Tony Blair ashpërson qëndrimin nga emigrantëve të BE-së: Të regjistrohen të gjithë emigrantët!

Tony Blair ashpërson qëndrimin nga emigrantëve të

Tony Blair kërkon që të forcohen rregullat për emigracionin në Britani, duke argumentuar se hapja e kufijve që u bë me BE-në kur ai ishte kryeministër nuk është më e përshtatshme duke parë situatat që po krijohen në Europë. Në një artikull për “ The Sunday Times,” Blair thotë se i ka dërguar një raport të qeverisë britanike ku theksohet se emigrantët që vijnë nga Bashkimi Europian duhet të regjistrohen në hyrje dhe kështu ata mund të numërohen brenda dhe jashtë Mbretërisë së Bashkuar.

“Ata që nuk do të regjistrohen nuk do të kenë mundësinë të përdorin shërbime të tjera si të marrin me qera një shtëpi, të hapin një llogari bankare etj,” tha Blair.

Ish-Kryeministri britanik thekson se duke kontrolluar emigrantët, Britania mund të rimarrë në kontroll kufijtë e saj pa u larguar nga BE. 

Raporti i bërë nga “Tony Blair Institute for Global Change,” do t’i propozojë disa politika këtë vjeshtë qeverisë britanike, ku rekomandon akses të kufizuar në shëndetësi nga emigrantët e papunë si dhe do të lejojë universitetet dhe bizneset të bëjnë dallimin në favor të qytetarëve britanikë.

Blair argumenton se “kur u hapën kufijtë ekonomia ishte e fortë dhe nevojiteshin punëtorë” por thekson gjithashtu se krahasimi nuk është më i vlefshëm: “Kohët kanë ndryshuar, nevojat kanë ndryshuar dhe duhet të tregohet një politikë inteligjente për ndryshim.”

Ky raport vjen pasi kryeministrja e Britanisë, May, nuk i ka forcuar rregullat e ekzistuese për emigrantët të cilat aktualisht e lejojnë një zhvendosje të emigrantëve të BE-së nëse nuk gjejnë punë pas tre muajsh në Mbretërinë e Bashkuar.

Raporti thotë se:

  • Duhen regjistruar emigrantët kur vijnë në Britani në mënyrë që të bëhen kontrolle të sakta nëse këta persona vijnë për studime apo për punë,
  • Të kërkohet një provë se personi ka një ofertë punë dhe të ketë konfirmimin e punëdhënësit,
  • Të ndëshkojë emigrantët e BE-së që nuk kanë leje duke mos u dhënë shtëpi me qera, të mos hapin llogari bankare etj.
  • Të lejojë universitetet që të rrisin tarifën e studimit për personat që vijnë nga BE-ja.

Të fundit