Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Top Channel: Ambasada Amerikane thërret Gjiknurin për tenderin e dyshimtë të ‘Unazës së Re’
Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjitikës, Damian Gjiknuri është përfolur si personi që mund të ketë lidhje me kompaninë amerikane 'Dunwell Haberman LLC', fituese e tenderit per te ndërtuar lotin e parë të Unazës së Re, që më pas rezultoi se kishte falsifikuar dokumentat.
Çështja po merr përmasa të mëdha, aq sa ‘Top Channel’ raporton sot se Gjiknuri është thirrur të premten nga ambasada amerikane.
“Burime zyrtare pranë Ambasadës Amerikane i thanë Top Channel se të premten ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri ka qenë në kontakt me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë. Kjo ka ndodhur ndërsa ka dalë në skenë një fakt sipas të cilit kompania off shore amerikane, që ka fituar tenderin për të ndërtuar lotin e parë të Unazës së Re, ka falsifikuar dokumentet.
Burime i thanë Top Channel se takimi është kërkuar nga ministri për të marrë informacion. Një ditë pas takimit me diplomatët amerikanë në zyrën e tij, Gjiknuri tha se në fillim-javën e ardhshme, presim përgjigjen e autoriteteve amerikane. Nëse përgjigja do të konfirmojë falsifikimin e dokumenteve nga kompania, atëherë padiskutim do të reagojmë menjëherë me zgjidhjen e njëanshme të kontratës dhe referimin e rastit pranë organeve të drejtësisë”, thuhet në kronikën e televizionit.
ARRSH ndërkohë e ka pezulluar projektin për lotin nr.1 Gjiknuri thotë se si ministër i është drejtuar autoriteteve amerikane për verifikimin zyrtar të shqetësimit të bërë publik në media.
Kompania në fjalë nuk ka marrë asnjë qindarkë nga Buxheti i Shtetit dhe garancia e saj financiare do të sekuestrohet, në rast se dokumentet e paraqitura prej tyre në garë nuk janë autentike.