Flash News

KRYESORE

Top Channel apo Klan? Ku do t`i shohim Bes Kallakun dhe Erion Isain

Top Channel apo Klan? Ku do t`i shohim Bes Kallakun dhe Erion Isain

Pas një viti pushim ne skënen e humorit, aktorët e njohur Besart Kallaku dhe Erion Isaj kanë vendosur t’i rikthehen ekranit. Të pandarë prej shume vitesh nga njëri tjetri, ata janë në pritje të ofertave nga televizionet kryesore në vend.

“Siç shikojmë dita-ditës nëpër portale që markatoja po bëhet e ethshme, edhe në këtë pjesë markatoja vijon të jetë e ethshme. Me këtë pjesë po merret Besi, unë jam përqendruar në detyrë, kam informacion dhe të gjithë jemi duke e menduar, por kaq…” -tha Erioni për ‘Panorama Plus’ pa zbuluar gjë për momentin.

“Shiko që të bësh një gjë dhe ta bësh seriozisht, pavarësisht se spektakli mund të jetë i humorit, ajo do kohën e vet. Bashkëpunimi me Arditin, nuk ishte i pari për mua. Unë kam qenë asistent-regjisor i puntatës së parë te “E Diela Shqiptare”, kur është hapur para 12 vitesh. Arditi është “shkollë e televizionit”…”, -u shpreh aktori.

Duke qenë se ka punuar gjithmonë për dy televizionet më të ndjekura në Shqipëri, TV Klan dhe Top Channel, Erioni u shpreh se nëse do të vendosnin të bënin një emision të ri me Besin, do të ishte pikërisht një prej tyre, edhe pse pranoi se ka pasur propozime nga televizione të tjera ku iu kanë ofruar një çek të bardhë.

“Ne kemi pasur merakun e një produkti të saktë dhe afatgjatë. Janë emisione që e kam bindjen që i prodhojnë vetëm këto dy televizione, nuk besoj se është sipërmarrje e lehtë”, -përfundoi Erioni duke e lënë të hapur se kë televizion do të zgjidhnin konkretisht me Besin.

Ndërkohë sipas burimeve të radionrg.al, Bes Kallaku është parë në ambientet e Top Channel, ku thuhet se ka patur një takim me drejtorin Ben Blushi. Se si qëndron e vërteta, këtë do e zbulojmë ditët në vijim.

Të fundit