Flash News

KRYESORE

Top Channel i merr një tjetër moderatore Klanit

Top Channel dhe Klan janë gjithmonë në ‘luftë’ për audiencë dhe së fundmi janë bërë shumë lëvizje nga njëri ekran tek tjetri. Pasi mbrëmjen e djeshme një burim zbuloi për “iconstyle.al” se moderatori Adi Krasta kishte nisur bisedimet me televizionin “News 24” ku pritet të ketë një emision të tijin, sot ka dalë një tjetër lajm për lëvizjen e një prej moderatorëve të Klan.

Moderatorja e emisionit “Kush vjen për drekë”, Arjola Shehu sipas disa burimeve për gazetën “Express” po përflitet se do lërë televizionin “Tv Klan” dhe do të transferohet në ekranin e “Top Channel”.

Sipas këtij burimi ajo është parë në ambientet e “Top Channel” së bashku me moderatorin Klevi Kadilli. Pas kësaj kanë lindur dyshimet, mirëpo ende asnjë gjë nuk është konfirmuar zyrtarisht.

Të fundit