Flash News

KRYESORE

Top Channel me emision të ri, flet për jetën e 12 VIP-ave shqiptarë nëpër botë

Qarkulloi dje në portale lajmi se modelja Angela Martini do të niste një emision në Top Channel, marrë shkas nga një postim që kishte bërë fotografi i njohur Artan Korenica.

Por e vërteta qenka komplet ndryshe. Këtë e ka sqaruar vetë fotografi në Instagram: “Sa për sqarim, Angela Martini është e ftuar, në njërin nga 12 emisionet që po realizohet nëpër botë, pjesë e emisionit janë për makeup, Vjosa, për rregullimin e flokëve, Altini dhe Rina Abazi është prezantuese. Unë jam producenti, 12 emisionet do të prodhohen nga produksioni im për Top Channel” – ka përfunduar ai.

Të fundit