Flash News

KRYESORE

Top Channel përkthen emisionin e ri të Eni Vasilit

Top Channel përkthen emisionin e ri të Eni Vasilit

Top Channel ka publikuar spotin e ri të emisionit të Eni Vasilit. “Open” do të jetë emisioni më i ri politik në ekranin e Top Channel nën drejtimin e Eni Vasilit.

Top Channel shkruan se emisioni politik i drejtuar nga Eni Vasili do të ketë një logo të re, ndërkohë që edhe studioja ku do të zhvillohet debati politik do të jetë një tjetër surprizë e këtij sezoni televiziv në Top Channel.

Eni ishte prej disa vitesh në ekranin e News 24 me emisionin “Studio e Hapur” dhe këtë sezon të ri televiziv, moderatorja kaloi në Top Channel me emisionin e përkthyer në anglisht.

“Open”,  siç quhet emisioni i ri i Vasilit do të thotë “Hapur” në shqip.

Të fundit