Flash News

KRYESORE

Top Channel: Përse hesht Tahiri? Heshtja nuk mbron as ish-ministrin, as PS

Top Channel: Përse hesht Tahiri? Heshtja nuk mbron as ish-ministrin, as PS

Top Channel i ka drejtuar sot tre pyetje ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri duke ju referuar asaj që tashmë njihet si çështja “Sota”. Top Channel sjell në vëmendje heshtjen e Tahirit që prej datës 1 nëntor kur u bë ndalimi i Orest Sotës.

Por jo vetëm Tahiri s’ka sqaruar asgjë, por edhe Partia Socialiste, vijon më tej kronika, preferon të flasë për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës se sa për ish-ministrin e vet.

“Sa më gjatë zgjat heshtja, ajo s’e mbron as Tahirin dhe as Partinë Socialiste”, mbyllet kronika e publikuar nga Top Channel.

Kronika e publikaur nga Top Channel

Që nga 1 nëntori kur u kap një makinë me 863 mijë euro dhe dy patentat e tij, ish-ministri Tahiri nuk ka folur më publikisht.

Nuk ka sqaruar çfarë lidhje ka me Orest Sotën, që ndërtoi komisariatin ku Tahiri është deputet? Si ndodhi që patentat e tij ndodheshin në makinën e Sotës? Pse nuk e deklaron Tahiri që 863 mijë eurot s’kanë lidhje me të?

Ndërkohë që ka 7 ditë që opinioni publik pret përgjigje, Tahiri hesht.

Dy javë më parë, kur Tahiri doli gjithandej dhe dha dy konferenca shtypi për të mohuar lidhjen me Habilajt. Por jo vetëm Tahiri s’ka sqaruar asgjë, por edhe Partia Socialiste preferon të flasë për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës se sa për ish-ministrin e vet.

Mjafton për një parti fakti që ky nuk është i tyri, ndërkohë që deklarojnë masa për ata që ujisin bahçet pa paguar ujin?

Sa më gjatë zgjat heshtja, ajo s’e mbron as Tahirin dhe as Partinë Socialiste./TCH

Të fundit