All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Top Channel: Qeveria e Ramës do e propozojë Ridvan Boden për detyrën e rëndësishme

Top Channel: Qeveria e Ramës do e propozojë Ridvan Boden për
All - Paragraf - 1

Ridvan Bode mund të jetë kandidat për anëtar në Bordin Mbikqyrës të Bankës së Shqipërisë. Top Channel raporton se, me gjasa ky propozim do të vijë nga qeveria e Edi Ramës.

All - Paragraf - 3

Ky televizion i referohet burimeve të saj kur raporton se emri i ish-ministrit demokrat të Financave në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër është një nga kandidatët më të mundshëm që do të paraqitet në Kuvend.

Të gjithë anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës zgjidhen dhe emërohen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë me një mandat 7-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje, mbështetur në propozimet e bëra nga Kuvendi për 5 anëtarë dhe nga Këshilli i Ministrave për tre anëtarë.

Të gjithë këta votohen në Kuvend. Aktualisht, janë dy anëtarë të Kuvendit që u ka mbaruar mandati dhe pritet që të zgjidhen gjithsej 6 anëtarë nga të cilët 3 nga qeveria dhe 3 nga Kuvendi, në kohën kur opozita mungon në Kuvend edhe zgjedhjen e kandidatëve në Parlament e bën sërish mazhorancën e vetme që ka edhe shumicën e votave, plot 77 për të votuar kandidatët.

Të fundit