Flash News

KRYESORE

Top Channel rishikon programet, çfarë do të ndodhë me emisionet e mbrëmjes

Top Channel rishikon programet, çfarë do të ndodhë me

Top Channel ka rishikuar programet që transmeton dhe ka bërë ndryshime për shkak të vendimit të qeverisë që mediat duhet të kufizojnë praninë e personave në publik.

“Për shkak të një vendimi të qeverisë që edhe mediat duhet të kufizojnë praninë e personave nëpër studio Top Channel do rishikojë disa nga programet e tij të mbrëmjes dhe veçanërisht të fundjavës në pamundësi për të punuar për shkak se këto programe kërkojnë prani të konsiderueshme të stafit realizues nëpër studio,”- shkruan Top Channel.

Departamenti i informacionit nuk do të ndalojë punën në asnjë moment, por për sa i përket programeve si “E diell,” “Portokalli,” “Soiree” “Shqipëria Live” që kërkojnë më shumë se dy njerëz në studio/skenë, produksioni do të marrë masat e nevojshme.

Të fundit