Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
“Top Story”: Sherri Rama-Xhafaj, kryeministri e nxori nga zyra
Emisioni ‘Top Story’ ka dhënë detaje të reja sa i takon largimit të Fatmir Xhafajt nga posti i Ministrit të Brendshëm. Dy ditë parë se të bëhej publik vendimi i dorëheqjes është zhvilluar një takim ku të pranishëm ishin kryeministri Rama, Gramoz Ruçi dhe Fatmir Xhafaj.
Duke ju referuar burimeve konfidenciale, “Top Story”, thotë se Xhafaj i ka shprehur pakënaqësi Ramës duke pretenduar se nuk ka pasur mbështetjen e duhur të qeverisë.
Në ato momente, Rama ka ngritur tonet duke e shkarkuar në vend dhe duke e nxjerrë nga zyra. Në këtë debat nuk ka mundur të ndërhyjë as Gramoz Ruçi, i cili thuhet se e kishte bërë ai Xhafajn Ministër të Brendshëm.