Flash News

KRYESORE

Topalli akuzon kryeredaktorin e Panoramës: Je njeri i Bashës

Topalli akuzon kryeredaktorin e Panoramës: Je njeri i Bashës

Jozefina Topalli e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” të gazetarit Ylli Rakipi ka debatuar me Robert Rakipllarin i cili është  analist dhe njëherësh kryeredaktor i gazetës Panorama.

Debati ka qenë lidhur me kryetarin e opozitës Lulzim Basha.

 “Zoti Basha ka një frazë të përsëritur disa herë, kam vendosur listën, ky është një vendim i vështirë, kjo është listë fitues. Pra ai do fitojë pavarësisht nga Jozefina”-ka thënë Rakipllari.

Rakipllari: Pse nuk i jepni një mundësi zotit Basha por e bëni të humbur akoma pa u zhvilluar zgjedhjet?

Topalli: Zoti Basha me listën e tij private është duke u testuar.

Rakipllari: Pse nuk jeni ngritur kundër listave të zotit Berisha, kur ai s’pyeste njeri kur i bënte?

Topalli: Kur ishte Sali Berisha nuk shkelur statute, e di unë jo ti.

Rakipllari: Mudn të t’i numëroj sa herë janë shkelur statute

Topalli: Unë e di që je zëdhënës i zotit Basha, por më lër të flas.

Rakipllari (me ironi): Patjetër, jam njeri i paguar nga Basha. Se kam problem të jem njeri i opozitës 

Të fundit