Flash News

KRYESORE

Topalli dhe Imami në ‘TV’ për të folur për statutin, PD e publikon ‘online’

Topalli dhe Imami në ‘TV’ për të folur për

Në emisionin ‘Të Paekspozuarit’ në Top Channel, ish-deputetët Jozefina Topalli dhe Arben Imami po diskutojnë për statutin e ri të Partisë Demokratike dhe të ardhmen e saj.

Në kohën kur dy ish-deputetët po flisnin për statutin, ai është publikuar i plotë në faqen zyrtare të PD.  Sipas PD, ky draftstatut do të diskutohet dhe do të propozohet për t’u miratuar në mbledhjen e së dielës së Kuvendit Kombëtar!

Risitë kryesore të draft statutit të PD bazohen në 3 shtylla kryesore që garantojnë zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e antarësisë në vendimmarrje.

  1. Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë.
  2. Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.
  3. Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.

Parimi “1 anëtar, 1 votë” zbatohet për konsultimin e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve garanton sipas rregullave të reja statutore që procesi i përzgjedhjes së kandidaturave të jetë demokratik dhe transparent:

  1. I hapur për propozime.
  2. I bazuar në kritere ta shpallura.
  3. I bazuar në konsultimin e anëtarësisë.
  4. I bazuar në respektimin e kritereve të karrierës në parti.
  5. I votuar në Këshillin Kombëtar.

Statuti i ri zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar.

  1. 15% e anëtarëve të Këshillit mund të propozojnë kandidatura alternative nga ato që propozon Kryetari dhe Kryesia.
  2. Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore
  3. Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës
  4. Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.
  5. Zgjedh Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.

Garantimi i karrierës është një koncept i ri në draftstatut dhe vlerësimi bazohet në kritere të qarta, që do të zbatohen për cddo funksionar dhe të zgjedhur në PD:

  1. Kohëzgjatjja e anëtarësimit
  2. Kontributi në fushata elektorale
  3. Aktivizimi në jetën politike dhe publike të vendit
  4. Standardet e larta etike të pastërtisë së figurës

Të fundit