Flash News

KRYESORE

Topalli krahason Bashën me Enver Hoxhën dhe e sulmon përmes një videoje: Dështak, manipulator!

Topalli krahason Bashën me Enver Hoxhën dhe e sulmon përmes

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka sulmuar kryedemokratin Lulzim Basha.

Në një status në Facebook, ajo e quan Bashën dështak dhe e krahason me ish diktatorin Enver Hoxha.

Sipas Topallit, Basha ka fshirë dhe censuruar çdo emër, dhe foto të personaliteteve që kanë qenë pjesë  e historisë, dhe sipas saj kjo është bërë për të manipuluar mendjen e njerëzve.

Reagimi i plotë

Nje deshtak, manipulator si Enver Hoxha!

Keshtu manipulonte Enver Hoxha historine, per te manipuluar mendjet e njerezve.

Fshinte dhe çensuronte cdo fytyre dhe emer personaliteti nga fotoja dhe historia, per te thene se historia jam Une.

( Fotot me poshte jane ne ballkonin e Bashkise Shkoder. E.Hoxha heq pjesëmarrësit, duke

filluar nga Gjergj Fishta).

Ne 2020 , me video ne fcb kunati ne emer te Partise qe rrezoi Partine e Enver Hoxhes ben te njejten gje.

Shiko videon me poshte!

https://www.facebook.com/1279015175553220/posts/2958231127631608/?vh=e

Ky paska bere Naton, liberalizimin e vizave, ky paska sjell Bushin ne Shqiperi... Ky ka bere Tap-in; Ky marreveshtjen e stabilizim Asocimit, ky do kete themelu edhe Partine Demokratike; edhe ne 97’ ky do e kete ringritur nga hiri...

Kryeministri i kohes paska qene ne gjume gjithe kohen, kurse te tjeret paskemi qene ne planet tjeter..

Ky i ka bere te gjitha sic beri dhe tramin.

Ne fakt, me sa me kujtohet , kry nje apo dy vitesh ketij i nderronin ministrite se ishte si mine me sahat prej skandaleve qe krijonte.

Të fundit