Topalli lë mënjanë kritikat: Virusi nuk njeh beteja politike, lufta mes nesh

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka bërë thirrje për bashkim dhe lënie jashtë të politikës, lidhur me situatën që vendi po kalon nga pandemia e koronavirusit.
Një intervistë për TV1-CHANNEL, ajo deklaroi se pavarësisht krizës aktuale, ekonomia jonë është e dobët në kushtet e një vendi që vidhet dhe korrupsioni është galopant.
Ekonomia jonë është e dobët në kushtet e një vendi që vidhet dhe korrupsioni është galopant. Nëse në parlament do të kishte zëra të fuqishëm, por nuk është koha për politikë, por për të qenë të gjithë bashkë, për solidaritet, me dhënë aq sa mundet, si kontribut edhe përmes analizave që bëhen, sepse virusi nuk njeh beteja politike, ai do të mbijetojë dhe lufta është mes nesh dhe virusit’, tha Topalli.
Topalli nënvizoi se nuk u takon politikanëve të japin këshilla. Për të e rëndësishme është që qytetarët të bëjnë kujdes.
‘Nuk u takon politikanëve të japin këshilla, por po përcjell atë që miqtë e mi mjekë shprehin me shqetësim të madh, sidomos për Shkodrën, që japin pamje të grumbullime të njerëzve. Nëse prekemi kur shohim njerëzit që këndojnë himnin apo duartrokasin për mjekët, mënyra më e mirë për të nderuar sakrificën e tyre është të bëjmë kujdes. Nëse nuk ndërgjegjësohemi sa themelor është izolimi shifrat do të rriten’, shtoi ajo.