Flash News

KRYESORE

Topalli: PD të çlirohet nga Basha, ka falsifikuar votat. Do t'i bashkohesha të rinjve kundër establishmentit

Topalli: PD të çlirohet nga Basha, ka falsifikuar votat. Do t'i

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka deklaruar se e vetmja mundësi që Partia Demokratike të fitojë zgjedhjet është të çlirohet nga kreu i saj Lulzim Basha, që sipas saj e ka marrë peng.

Topalli deklaron se tradhtia më e madhe e Bashës është që e ka lënë vendin pa opozitë, duke dezertuar nga detyra për të bërë betejë.

“PD ka për detyrë të çlirohet nga pengmarrja. Një person që ka mbajtur karrigen e kryetarit të partisë dhe është filmuar se ka falsifikuar votat, nuk duhet të qëndrojë. Historia e tij është historia e një axhende ekonomike. Në një situatë të tillë, shumica e shqiptarëve nuk pajtohet, ndaj janë edhe pa alternativë. Tradhtia më e madhe që ka bërë është se e ka lënë vendin pa opozitë. Ka dezertuar nga detyra për të bërë betejë. Kurrë s’kishte për të qenë kaq e keqe qeverisja nëse ata do të kishin qëndruar në Parlament. Nuk bëjnë dot opozitë. Në mometin që blihet lidershipi i opozitës, nuk ka më opozitë. Nuk ka përçarës më të madh në historinë 30-vjeçare sesa rasti aktual i lidershipit të opozitës”, tha ajo për “Vizion Plus”.

Topalli iu është përgjigjur atyre që sot e akuzojnë që po dëmton shanset e PD për të fituar zgjedhjet, duke thënë se i intereson vendi dhe jo karrigja e Bashës.

“Unë nuk mendoj për karrigen e Lulzim Bashës dhe hallet e tij. Më intereson që vendi im mos të shpopullohet. Mos të rritet varfëria. Të rinjtë, njerëzit idealistë të fillojnë betejën kundër establishmentit.” tha ajo.

Sipas Topallit, Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të madh, i cili t’i japë një goditje Edi Ramës, Ilir Metës dhe Lulzim Bashës, tre politikanëve që, sipas saj, bashkëpunojnë dhe kanë marrë peng vendin.

“Duhet të thyejmë zinxhirin e tre personave që mbajnë karrigen e Kryeministrit, Presidentit bashkë me zonjën e tij, dhe të artistit, siç e quan Kryeministri, i cili ka zënë karrigen e opozitës. Nuk ka diferencë të madhe me Lukashenkon.” deklaroi Topalli.

Dhe Topalli që njihet me epitetin zonja e hekurt është e gatshme t’i bashkohet një lëvizjeje të re.

“Unë nuk kam marrë asnjë vendim për një gjë të tillë, por unë do të bashkohesha nëse do të shihja mundësinë që të rinjtë, njerëzit idealistë të fillojnë betejën kundër establishmentit.” tha ajo.

Të fundit