Flash News

KRYESORE

Topalli për protestën e Bashës: Të tillë duhet të kishim qenë katër vite rresht

Topalli për protestën e Bashës: Të tillë duhet të

Pavarësisht kritikave ndaj Lulzim Bashës, sot Jozefina Topalli i është bashkuar protestës së organizuar nga opozita.

Jozefina Topalli në një intervistë për 'Report Tv' u shpreh se ka diferenca me Bashën në mënyrën e të bërit opozitë, ndërsa shtoi se parlamenti është vendi ku thuhet dhe bëhet beteja e vërtetë.

“Në shpirt jam njeriu i protestës dhe këtë protestë dhe atë të 18 shkurtit do të kisha dashur që t'i shikoja 4 vite rresht. Sot jam në krah të këtyre burrave dhe grave, që kërkojnë që fëmijët e tyre të kenë të ardhme”-tha Topalli.

Intervista:

A duhet që të hiqet çadra?

Para 4 viteve kam dhënë dorëheqjen nga forumet drejtuesve të PD dhe mbroj idetë e mia, nuk përzihem.   

A mendoni se parlamenti duhet të ishte mbyllur me bojkotin e PD?

Unë jam një njeri i parlamentit me eksperiencë, ku mendoj se është vendi ku thuhet dhe bëhet beteja e vërtetë.

Mendoni se PD duhet të ishte në zgjedhje?

Unë e kam thënë se kam diferenca të mëdha me zotin Basha në mënyrën e të bërit opozitë, por sot dua të rri më këta burra dhe gra që kanë hallin e mbijetesës së tyre. 

 

Të fundit