Flash News
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Për analistin dhe publicistin e Fatos Lubonja mospjesëmarrja e opozitës në zgjedhje nuk është fundi i botës.
I ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24 ai thotë se duke mos marrë pjesë në zgjedhje opozita ka mundësi të ristrukturohet. Ndërkohë zërat kritikë brenda partisë i konsideroi normalë deri në momentin kur nuk janë për llogari të një pale të tretë.
“Zërat kundër janë normalë kur udhëhiqen nga bindjet e tyre dhe jo për hesap të të tretëve se kështu nuk ka kredibilitet. Zërat që kanë dalë brenda PD-së mund të konsiderohen normal në një parti, por kam hijene dyshimit se punojnë për një palë të tretë. Se edhe kur u zgjodh presidenti i kaluar u blenë ca deputetë, njihet kjo histori në vendin tonë”-tha Lubonja.