Flash News

KRYESORE

Topalli: Unë do jem në jetën politike, nuk do hesht...diçka do ndodhë nesër…

Topalli: Unë do jem në jetën politike,  nuk do

“Kam 20 vite që punoj, që jam pjesë e PD-së dhe nuk do të hesht, pavarësisht se jam apo jo deputete. As që e kam menduar krijimin e një force tjetër politike, thotë deputetja demokrate Jozefina Topalli, duke folur sot në studion e “Kjo Javë’, me gazetaren Nisida Tufa.

“Demokratët nuk e pranojnë farsën. Unë di se çfarë ka ndodhur deri tani, nuk e di se çdo të ndodhë sot, por diçka do të ndodhë në ditën e ardhshme. E besoj. Demokratët nuk e do ta shtyjnë katër vjet dhe për largimin e Bashës, ka forma te ndryshme”, Tha Topalli.

 Duke folur për atë që tha Sali Berisha sot pas votimit se dorëheqja e kryetarit s’është i parashikuar në statut, Topalli tha:

“Berisha ka dhënë shembullin e tij, duke dhënë dorëheqjen e parevokueshme kur kishte 230 mijë vota më shumë se Basha, por cështjet e rezultateve pas zgjedhjeve janë cështje morale, etike, jo thjesht statuore, s’është e thënë të shkruhet që ti kur con partinë tënde në minus 230 mijë votues…, presupozohet se duhet të jesh i përgjegjshëm. Kjo është përpjekje për të marrë peng një parti, që po kthehet në një biznes familjar”, tha Topalli.

Të fundit