Flash News

KRYESORE

"Topi i Artë", sot shpallet fituesi i trofeut prestigjoz

"Topi i Artë", sot shpallet fituesi i trofeut prestigjoz

Sonte në orën 21:00 në Paris, do të shpallet fituesi i "Topit të Artë", trofeut më prestigjoz për futbollistët më të mirë.

Nga parashikimet e bëra deri tani, ky trofe ka shumë gjasa të fitohet nga kroati Luca Modric, duke hyer kështu hegjemoninë Ronaldo-Messi që zgjati një dekadë, gjatë së cilës ata morën nga 5 “Topa të Artë” secili.

Fituesi i fundit i këtij trofeu, i cili më pas i la radhën dyshes Messi-Ronaldo, ishte braziliani Ricardo Kaka në vitin 2007, kur luante tek ekipi i Milanit.

Por, të gjitha rrugët sot të çojnë te Luka Modriç. Mesfushori kroat i Realit të Madridit është favoriti i madh për të fituar këtë trofe prestigjioz, që do të ishte i treti radhazi pas çmimeve që mori nga FIFA, si “Lojtari më i mirë i Botërorit Rusi 2018”, dhe “FIFA Best Player”.

Ndërkohë, në  podiumin do të ngjiten edhe 3 kampionët e botës, Varane, Mbappe e Griezmann.

Në rast se Modriç triumfon sot, Reali i Madridit do të lërë pas Juventusin dhe do të bëhet klubi me shumë lojtarë që kanë fituar “Topin e Artë”, duke numëruar plot 9 të tillë.

Në Paris do të ndahen edhe disa çmime nga revista prestigjioze “France Football”, e cila është organizatorja e kësaj ceremonie.

Kylian Mbappe, do të shpallet “Lojtari më i mirë i vitit 2018, nën moshën 21-vjeç”.

Të fundit