Topi: Kriza vjen nga përplasjet individuale, gati të takohem me Metën

Ish presidenti Bamir Topi mendon se kriza politike në vend nuk është institucionale, por individuale. Ai gjykon se janë aktorët politikë, ata që kanë ndezur situatën, ndërsa shton se vendi është në një krizë reale.

“Disa nga aktorët kanë tentuar që ta mohojnë. Politika në Shqipëri është e sëmurë. Unë do të ktheja në kujtesë momentin kur përplasja mes Berishës dhe presidentit u bë e dukshme. Në 21 prill 2008. Kompetencat presidenciale janë po njësoj por ka ndryshuar mjeti i presidentit ndaj parlamentit. Çdo mazhorancë mund të zgjedhë edhe presidentin

Ne kemi simptoma të qarta të një republike kryeministrore. Unë mendoj që këtu beteja politike ka dalë në shesh. Dy duar për një kokë. Nëse mazhoranca tenton ta përdorë politikisht secili përdor mjetet e veta. Dikur kishim përplasje por institucionet ishin në këmbë. Unë mendoj të mos e personalizojmë. Sot po përplaset individët dhe jo institucionet. “, tha Topi në Report TV.

Ai shtoi se nuk ka marrë një ftesë nga Meta, por është gati në çdo moment të bisedojë me të.