‘Topi në fushën e Lulit’, Basha reagon pas deklaratës të ambasadores amerikane për Reformën Zgjedhore

Foto ilustruese

Pas deklaratës së ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim sa i takon marrëveshjes për reformën Zgjedhore, vjen një reagim nga kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Në daljen për mediat, reagimi i Bashës ishte i shkurtër. Ai sqaroi se është bërë progres dhe procesi është drejt dakordësisë për administrim zgjedhor.

“Është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur një çështje pa zgjidhur. Dua t’i siguroj shqiptarët se opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme. Ju faleminderit”, ju tha Basha gazetarëve.