‘Topi në fushën e Lulit’, Gjiknuri: E paqartë pse opozita nuk po aprovon marrëveshjen për Reformën Zgjedhore

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës u ndal te deklarata e shumë diskutuar për reformën zgjedhore: topi në fushën e Bashës.

Ai u shpreh nuk po e kupton pse Basha me opozitën nuk po aprovojnë konsensusin për marrëveshjen.

Po ashtu ai thotë se Shqipëria nuk ka pasur probleme me administrimin e zgjedhjeve në 15 vitet e fundit, por është kultura e mospranimit të rezultatit.

“Ajo ishte një marrëveshje që ka adresuar kërkesat e opozitës dhe nuk e di pse nuk ka dhënë ok. Ka qenë një refren politik, ajo marrëveshje nuk ka humbur por ka fituar, ka fituar zgjedhjet, garancitë dhe menaxhimin. Një proces i depolitizuar dhe rezultati që presin shqiptarët. Por e kam bindje se në 15 vitet e fundit Shqipëria nuk ka pasur probleme por ka qenë kultura e mospranimit të zgjedhejve. Është më shumë debat politik. Pra ne fatkeqësisht kthehemi e bëjmë Reforma që nuk ndryshojnë kulturën e mospranimit të rezultatit”,  tha Gjiknuri.