Flash News

KRYESORE

Topin e Artë, Shqipëri nuk votoi për Luka Modriç

Mesfushori kroat, Luka Modriç u shpall fitues i ‘Topit të Artë’ me 753 pikë, duke i dhënë fund hegjemonisë 10-vjeçare të Kristiano Ronaldos dhe Lionel Mesit.

Përzgjedhja e lojtarit kroat u bë përmes votimit të gazetarëve nga e gjithë bota, ku pjesë e listës ishte edhe Shqipëria.

Të dhënat e publikuara nga ‘France Footbal’ tregojnë se gazetari Besnik Dizdari, zgjodhi të parin francezin Griezman, pasuar nga Modriç, Ronaldon, Messin dhe Mbappen.

Të fundit