Flash News

KRYESORE

Tornado e fuqishme vret 9 persona në SHBA, qindra shtëpi të rrënuara

Tornado e fuqishme vret 9 persona në SHBA, qindra shtëpi të

Të paktën 9 persona kanë humbur jetën pasi një grup tornadosh kanë goditur disa qytete në Tenesi, ndër to edhe qytetin e Nashville.

Mediat amerikane raportojnë se gjysma e qytetit mbeti pa energji elektrike.

Të paktën 9 të vdekur janë raportuar në 4 qarqe: Davidson County, Putnam, Benton dhe Wilson, raportoi guvernatori Bill Lee.

Shumë njerëz të tjerë u dërguan në spitalet e zonës për shkak të dëmeve të marra nga stuhia e madhe.

Departamenti i zjarrëfikësve në Nashville iu është përgjigjur të paktën 40 thirrjeve për ndërtesa të rrëzuara.

Emergjencat civile i kanë përqëndruar përpjekjet e tyre në Germantoën, East Nashville dhe Hermitage, pasi aty ka më shumë të prekur nga tornado.

Më poshtë video nga momentet e tornados

https://www.youtube.com/watch?v=gICHDgVYMvs&feature=emb_logo

Të fundit