Flash News

KRYESORE

Torres dopietë brenda 5 minutash, Atletico Madrid kalon në çerekfinalen e Europa League

Torres dopietë brenda 5 minutash, Atletico Madrid kalon në

Ekipi spanjoll, Atletico Madrid është kualifikuar në çerekfinalen e ‘Europa League’ duke mposhtur me rezultatin 1-5 Lokomotivën e Moskës.

Pjesa e parë u mbyll me barazimin 1-1, ku goli i parë i takimit u shënua nga Atletico me anë të futbollistit Correa, dhe vetëm 4 minuta më pas Lokomotiva e Moscës barazoi shifrat.

Ndërkohë në pjesën e dytë erdhi një ‘rrebesh’ golash nga ana e spanjollëve, ku Saul shënoi golin e dytë për Atleticon dhe ishte Fernando Torres ai që brenda 5 minutave thelloi avantazhin me dopietën e tij.

Gati në fund të ndeshjes, në minutën e 85′ të takimit, ishte Grizmann ai që vulosi kualifikimin duke shënuar edhe golin e pestë për Atletico Madridin.

Me rezultatin e përgjithshëm 1-8, Atletiko Madrid shkon në çerekfinale.

Të fundit