Flash News

KRYESORE

Totti: Interi të tremb prej trajnerit, Juventusi nuk e do titullin

Totti: Interi të tremb prej trajnerit, Juventusi nuk e do titullin

Legjenda Francesco Totti sheh një rival shumë të fortë në Serie A, Interin. Sipas tij, nëse Antonio Conte ia del të fitojë titullin nuk është aspak e habitshme apo ndonjë hata e madhe.

"Kjo me Interin ishte një ndeshje shumë e bukur. Roma luajti hapur. E kam thënë shpesh se sipas meje Inter, Juve dhe Napoli janë një shkallë më lart. Napoli ka shumë cilësi dhe një trajner të madh, kështu që mund të rikthehet te fitoret", - është shprehur ish-sulmuesi i verdhekuqve dhe i kombëtares italiane.

"Juventusi mendoj se e ka mendjen te Champions League pas titujve të shumtë të fituar në Itali. Interi, ndërkohë, do t'i vërë në vështirësi bardhezinjtë, sepse ka një trajner të madh. Mund edhe të fitojë titullin, por Juventus do të shkelë gazin atëherë kur duhet", - ka shtuar Totti.

Të fundit