Flash News

KRYESORE

Totti prezanton librin e tij "Një Kapiten", revoltohen tifozët e Romës

Totti prezanton librin e tij "Një Kapiten", revoltohen

Në përvjetorin e tij të 42-të të lindjes, ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti ka vendosur të publikojë autobiografinë e tij të titulluar "Një Kapiten".

Libri flet për jetën e sulmuesit italian gjatë peridhës kur ishte kapiten i ekipit të Romës, duke dhënë detaje dhe sqarime të zënkave dhe situatave që nuk janë raportuar.

Shumë tifozë kanë pritur me orë të tëra për të blerë librin, por në të njëjtën kohë është shoqëruar me shumë polemika.

Shkak janë bërë disa detaje të reja të zbuluara nga Totti, mbi raportet e tij me trajnerët në skuadër dhe tërheqjen nga futbolli.

Ai ka hedhur dritë mbi përplasjen me Spalletin, ku ka treguar se si përpara një ndeshje, tensioni kishte kapur kulmin dhe ishin lojtarët e tjerë që evituan një përplasje fizike mes tyre.

Toti gjithashtu tregon se lamtumira e tij ishte e sforcuar nga disa drejtues të klubit, pohim i cili është shoqëruar me revoltën e tifozëve të Romës, që vazhdojnë ta shohin si një idhull ish-kapitenin e tyre.

Të fundit