Flash News

KRYESORE

Totti tregon vuajtjet në karantinë, tregon dhe momentet më emocional të karrierës

Totti tregon vuajtjet në karantinë, tregon dhe momentet më

Legjenda e Romës, Francesco Totti, ka ndarë disa momente interesante për karrierën e tij në një intervistë në Itali. Ai foli në aspektin familjar dhe karrierën futbollistike. Totti tregoi dhe se si po e kalon karantinën.

Ditët janë mjaft të gjata, por jemi të zënë. Ne argëtojmë fëmijët, luajmë me ta, i përkushtohemi kuzhinës... Jemi izoluar brenda shtëpisë, po luajmë krejtësisht në mbrojtje, si shumica e burrave italianë. Kur takohem me Ilarin gjatë ditës, e përshëndes duke i thënë: mbrëmje të mbarë, zonjë, a jeni mirë? Doni diçka?

“Momentet më të mira, të cilat i rikujtoj në këtë periudhë? Epo, me siguri fitorja e titullit me Romën dhe e Kupës së Botës me Italinë. Finishi i vitit 2006 ishte emocionues, sepse vija nga një dëmtim i keq, por me vendosmërinë dhe dëshirën mora atë që i kisha vendosur objektiv vetes. Frika më e madhe, me të cilën jam përballur gjatë karrierës? Sigurisht, e të ndalurit *pensionimit) së luajturi futboll. Por, arrita ta kthej faqen falë ndihmës së familjes, fëmijëve të mi”, - tha ai

Të fundit