Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
“Tradhti e turp është të shkosh pas oligarkëve”. Paloka-Ramës: Nuk është turp të bëhen testime e të ndihmohen shqiptarët
Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka reagoi në facebook, ku i drejton disa pyetje retorike kryeministrit Rama. Paloka pyet kreun e ekzekutivit nëse është “turp të kërkon mbështetje financiare për biznesin apo të kërkosjh më shumë testime për COVID-19?”. Ai gjithashthu shprehet se “turp dhe tradhti ndaj shqiptarëve është të shkosh pas oligarkëve.”
Çfarë është tupr sot? A është turp të kërkosh mbështetje financiare për biznesin? A është turp të kërkosh mbështetje financiare për njerëzit që s`kanë bukë të hanë? A është turp që të kërkosh të testohen mjekët, policët, njerëzit në vijë të parë të ekspozuar ndaj COVID-19 dhe qytetarët që kanë qenë në kontakt me personat bartës të virusit? A është turp të kërkosh që lekët e 10 oligarkëve Rama t`ua japë qytetarëve që sot po vuajnë për bukën e gojës?
Turp dhe tradhti ndaj shqiptarëve sot është të shkosh pas oligarkëve, të mos testosh qytetarët, të mos ndihmosh biznesin dhe qytetarët që nuk kanë bukë për fëmijët. Të bësh politikë nga mëngjesi në darkë sot është të fshehësh dështimin. Të sulmosh sot opozitën tregon se s`ke ndërmend t`u dalësh zot shqiptarëve, port ë vazhdosh avazin e vjetër që ggjithkush ka faj për dështimet e RAmës, përveç atij vetë!”, shkruan Paloka.