Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zef Zefi
1.Para më pak se pesë muajsh nga Samiti i Berlinit, Janar 2018, Nikos Kotcias deklaronte: “Sa për Zonën Ekonomike Ekskluzive mund ta shpallim. Kjo mbasi pala(shqiptare) ka pranuar se kemi të drejtë 12 milje..."(zgjerim grek në hapësirat shqiptare-shënimi im). Ish-ministri i Jashtëm grek, gjatë intervistës pohonte gjithashtu se 12 miljet e fituara, janë marrë pa kushte, qoftë për nështetësinë e grekut Janullatos, varrezat greke në territorin shqiptar, dhe sipas ish-ministrit fqinj, as nuk është diskutuar ndonjëherë çështja çame. Në pesë muaj, të gjitha këto kanë ndodhur, përjashtuar ratifikimin zyrtar të dorëzimit të territorit.
Vuçiç, Maj 2018, pas zhgënjimit nga Samitit i Berlinit, duke fajësuar, përveç sherbimeve sekrete ndërkombëtare, dhe opozitën e vendit të vet, akuzon këtë të fundit: “Përse keni protestuar dhe si është e mundur që nuk keni qenë në gjendje të shihni realitetin duke penguar që Serbia të fitojë diçka për popullin dhe vendin?”. Në vijim Presidenti serb ka theksuar se për Kosovën u organizua një dialog i brendshëm, që Serbia të fitonte atë diçka-në që e humbi në Samitin e Berlinit. Për më tej Kosovë-Metohia, sipas Presidentit serb, mund të marrë dhe pavarësinë, vetëm sepse opozita Serbe dëgjoi Presidentin.
“Ju e shihni se çfarë hipokrizie e përgjithshme ekziston. Thoni se nuk e keni dëgjuar se çfarë përmban ai propozim. Pajtohem që nuk keni dëgjuar, por përse atëherë e keni sulmuar? Më keni prerë kokën, në mënyrë metaforike, por nuk keni dëgjuar as çfarë është. Pse atëherë sulmuat dhe shkatërruat çdo gjë, pa dashur as të dëgjoni?”. Si ish-ministri i Jashtëm grek para Berlinit, ashtu Presidenti serb pas Samitit, njoftojnë popujt e tyre për përfitimet gjeografike në kurriz të tokave shqiptare, në marrëveshje me institucionet kushtetuese të Shqipërisë dhe Kosovës.
2.Është e qartë që Samiti nuk u mblodh për të mbrojtur trojet tona, sepse patriotët denoncuan e kundërshtuan planin serb, ashtu siç është po aq e qartë se, as për të diskredituar planet e tregtarëve tanë "apolidë". Por ndodhi sepse interesat e geëra gjeo-rajonale e politike nuk përkonin me planin anti-shqiptar të Serbisë e dy rekrutëve shqiptarë në krye të institucioneve të rëndësishme të vendit. Eventi thjesht qëlloi të vendoste të drejtën në favor të shpëtimit të tokave shqiptare. Kjo nuk lë hapësirë as për kreshpërime folklorike shpëtimtarësh, sepse të luftosh për të mbrojtur vendin e trojet tuaja ke bërë vetëm minimumin e një qytetari a politikani të përgjegjshëm.
Nga ana tjetër, sipas gjykimit tim, as nuk ka pse të bëhen linçime e demonizime ekstreme ndaj të dekonspiruarve funksionarë të planeve anti-shqiptare, sepse vetëm në historinë e vonë kemi plot fakte të tilla drithëruese. Ajo që shqetëson rëndë shqiptarët janë dy fakte bërtitëse:
Së pari, sensibiliteti dhe përgjegjësia atdhetare është atrofizuar, deri atje sa deklarata e Vuçiçit ose nuk u pasqyrua nga mediat, ose ishte skajuar nën hije cicash të silikonuara, ndërkohë që duhej të ishte kryetitull shkundës.
Së dyti, ndërsa folklori e ka kryer detyrën e vet më së miri, të zbresim te realpolitika e të punojmë shumë me përgjegjësinë atdhetare, sidomos kur duhet të përzgjedhim për institucionet tona përfaqësuese. Përndryshe fëmijët a nipërit tanë do të jenë nomadët e rinj të globit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38