Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Alfred Lela
Të gjithë i futën hundët, gjuhët, duart dhe thikat në top story-n e javës që shkoi: gruaja, me burrin emigrant, shpirtërisht dhe seksualisht e vetmuar dhe frustruar, ndante shtratin me dashnorin, dhe në atë shtrat u kap.
Ndodhia bëhej, kinematografike për transgresivët dhe e pakonceptueshme për puritanët, kur ngrihej plotësisht perdja e skenës, në këtë rast çarçafi i shtratit dhe nën të shfaqeshin, jo vetëm dashnori kokë e këmbë (të kujt janë ato këmbë?), por edhe fëmijët e gruas tradhtare. Eshtë një skenë që dikush e pret prej Roman Polanskit apo Lars von Trier. Por, në fshatrat e Malësisë së Madhe, një nënë e re që ndan shtratin me dashnorin dhe fëmijët, është kapërcim i të gjitha hamendjeve erotike. Një revolucion seksual më vete nisur në malet e Shqipërisë. (Kot nuk thonë, se jeta ia kalon artit dhe teorisë). Që ç'ke me të!
Trauma në këtë ngjarje prek fëmijët dhe aspak shoqërinë, e cila, te traumat e të tjerëve gjen lubrifikantin që kondicionon dhe i bën të shtyshme ditët e veta, të cilat, përndryshe do të mbylleshin me selfie, thashetheme të vogla, foto të filtruara të vetes pa fotozheni, postime me suksese imagjinare, urrejtje për dikë që ke afër dhe dashuri për atë që ka larg, e me radhë.
Trauma e simuluar e shoqërisë shqiptare është neveria e vërtetë e top story-t të Koplikut. Protagonistët e saj, të rriturit, por edhe spektatorët, të rriturit e tjerë anekënd Shqipërisë, nuk kanë qenë tjetër në gjithë këtë veç prodhues të këtij perversioni. Duhet të presësh të kalojnë tri ditët për të kuptuar se cilat ekzigjenca (nevoja, dëshira apo kërkesa) e shtynë deri në sytë e njerëzve ngjarjen e Koplikut.
Filmimi i gruas së re në shtrat me dashnorin, është një operacion i pastër Pr-i (marrdhënie me publikun). Synimi i qartë: vrasja karakteriale, morale dhe publike e gruas, për të hequr çdo pretendim të saj të ardhëm mbi fëmijët, vendin e saj në familje, shoqëri etj. Gjakftohtësia e të shoqit, nga Amerika, për të urdhëruar filmimin e së shoqes dhe më pas vendimi i tij, apo kujtdo anëtari të familjes për ta bërë publike videon, nuk është hakmarrje e thjeshtë.
Ja si do të ishte zhvilluar ngjarja sipas 'epikës malësore': Një i afërm i të tradhtuarit do të ishte futur në dhomë me armë në dorë. Do të kishte ngritur mbulojat e 'flligshtisë martesore' dhe do t'i kishte 'qëndisur me plumba çarçafët e pajës'. Do të kishte 'rregulluar' kufomat duke u mbyllur sytë dhe do t'u çonte fjalë familjeve të prekura nga 'bëma e tij'. 'Vrasja për nder' dhe 'deka me turp', do të zgjidhej më pas në formën kanunore apo ligjore. Kjo formë e vjetër dhe transhendentale e shqiptarit të Veriut, do të kishte fituar, edhe pse Kanuni nuk do të ishte respektuar.
Ja si u zhvillua ngjarja: Kunata me kunatin hyjnë në dhomë. Në vend të armës kanë një telefon për të xhiruar skenën. Në vend të hakmarjes dhe tërbimit kanë një përllogaritje dhe qetësi të habitshme. Pyesin në fillim për sytjenta dhe më pas për këmbët (nuk pyet kush më për krena-as në Veri, mor burrë i dheut!). Vazhdon filmimi dhe biseda endet në ajrin e një negociate dhe të një hakërrimi.
Sa mirë që nuk ka ndodhur skena e parë e imagjinuar, por sa keq që ka ndodhur edhe e dyta. Kanuni është zëvendësuar me një Kod të ri ku rrinë bashkë manipulimi, marketingu, negociata dhe pandjeshmëria.
Pandjeshmëria ndaj fëmijëve, trauma që u shkaktohet atyre, i bashkon të dyja këto impostime sociale, të vjetrën me 'bashkëkohoren'.
'Fshati' i dikurshëm i Kanunit, që merrte pjesë në 'dbimin' e personit apo 'shtëpisë turpëruese', është zëvendësuar me 'fshatin global të komunikimit'. Tani, 'përzënia' bëhet me televizon dhe me pjesëmarrje të të gjitha fshatrave dhe qyteteve të të gjithë vendit. Bota e kthyer në 'fshat global' e ka nxjerrë dëbimin nga 'fshati i izoluar'. Tani të gjithë mund të bashkohemi në këtë 'luks' dhe të hedhim gurë në shpinën ikëse 'të turpëruarit' të radhës.
Vëreni sa zmadhohet dhe zvogëlohet në të njëjtën kohë 'fshati global' kur në prodhimin e top storyt- merr pjesë, me telefon dhe Western Union-i, edhe 'kozmopolitani' nga Amerika, burri i tradhtuar i gruas së kapur me dashnorin.
Ja pra, çfarë duhet për një operacion të suksesshëm marketingu: një ide, një pandjeshmëri, një telefon, një pikë Western Union-i dhe tabutë e simbolet e përhershme të njeriut. Me to, malësori në Detroit organizoi një 'puç shtrati' që i mundëson 'nderin e humbur, por të shpëtuar', linçimin e tradhtares, superioritetin në sytë e Kanunit dhe të ligjit për të fituar të drejtën e mbajtjes së fëmijëve, por edhe hapjen e rrugës për një grua të re në Amerikë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38