Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Tradhtia e Tristan e frymëzon Khloe për emrin e vajzës? Kris Jenner tregon si është e vërteta
Politiko
17 Prill 2018, 14:38
Khloe Kardashian ka sjellë në jetë vajzën e saj të parë dhe i ka vënë emrin True Thompson. Të gjithë aluduan se ky emër erdhi nga tradhtia që Tristan i bëri Khloe Kardashian.
Por Kris Jenner ka mohuar këto zëra në një postim që ka bërë në rrjetet sociale. “Jam shumë e lumtur që mirëprita mbesën time të shtrenjtë, True! Fakt argëtues: Emri i gjyshit tim nga ana e babait ishte True Otis Houghton, emri i babait tim ishte Robert True Houghton… kështu që unë jam shumë e emocionuar që Khloe e quajti vajzën e saj True!”.
Nga ana tjetër një burim i “People” ka thënë se, Khloe mezi pret që doktori t’i japë leje për të udhëtuar me avion në shtëpinë e saj.
“Ajo është shumë e mërzitur në lidhje me këtë. Ajo nuk dëshiron të ketë një marrëdhënie me Tristan, por ajo do të sigurohet që vajza e saj do të ketë një marrëdhënie të mirë me të. Tristan po krijon një lidhje me fëmijën”, tha burimi.