Flash News

KRYESORE

Tradhtoi United, Haaland bën deklaratën e papritur për Dortmundin

Tradhtoi United, Haaland bën deklaratën e papritur për Dortmundin

Sulmuesi Erling Haaland ishte kryefjala e merkatos së janarit. Norvegjezi u transferua nga Salzburgu drejt ekipit të Dortmundit. Manchester United e donte me patjetër, por i riu preferoi të zgjidhte skuadrën gjermane.

Lojtari ka argumentuar zgjedhjen e tij dhe ka theksuar se po pret me padurim të debutojë me verdhezinjtë.

Lojtari më i ri i Borussia Dortmund, Erling Haaland, po pret me padurim që të zbresë në fushën e lojës dhe të luajë për verdhezinjtë. Për më tepër, sulmuesi duket mëse i emocionuar për të luajtur përballë tifozerisë së Borussia Dortmund, me ultrasit që qëndrojnë në “Murin e Verdhë”. “Mezi po pres që të luaj përpara Murit të Verdhë. Do të jetë një moment shumë i veçantë, kurdo që të jetë.

"Jam shumë i lumtur që jam transferuar në një klub të tillë dhe me të tifozë të shkëlqyer. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur dhe të gjithë këtu më kanë mirëpritur”, tha Haaland.

Të fundit