Flash News

KRYESORE

Trafik droge/ Arrestohet futbollisti i kampionatit shqiptar

Policia e Sarandës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Vlorë, kryen një operacion të kete qytet, ku u arrestuan 8 persona, që dyshohet se janë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Mes emrave që ranë në pranga ishte edhe Adrian Xhibro, mbrojtësi i cili aktivizohet me ekipin e Delvinës, në grupin B të Kategorisë së Dytë, e thënë ndryshe niveli i tretë i futbollit shqiptar.

Mbrojtësi Xhibro, ka qenë më parë edhe pjesë e skuadrave si Butrinti, Albpetroli dhe së fundmi tek Delvina.

Xhibro, së bashku me 7 të arrestuarit e tjerë pritet të transferohen në Tiranë për t'u njohur me masën e arrestit nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Të fundit