Flash News

KRYESORE

Trafik droge drejt Italisë, arrestohet lezhjani i shpallur në kërkim

Trafik droge drejt Italisë, arrestohet lezhjani i shpallur në

Policia e Lezhës ka arrestuar një 49 vjeçar, i shpallur në kërkim kombëtar dhe i dënuar me mbi 4 vjet burg nga Krimet e Rënda.

Mësohet se shtetasi me inicialet G.K ka trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Ndërkohë, policia ka bërë të mundur dhe arrestimin e B.T., 48 vjeç, banues në Kurbin, i cili akuzohet për dhunë në familje.

48-vjeçari ka goditur me në kokë me sende të forta vëllain e tij këtë qershor.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, mbi bazën e informacionit të marrë në rrugë operative dhe një punë të mirëorganizuar, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

-G.K., 49 vjeç, banues në Lezhë

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi në Maj 2019 Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë,e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve”, pasi në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë ka trafikuar lëndë narkotike në drejtim të Italisë

Materialet iu referuan Gjykatës Shkallës Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprime të metejshme

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë së Kurbinit, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit B.T., 48 vjeç, banues në Kurbin.

Për këtë shtetas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kurbin ka urdhëruar ndalimin e tij,për veprën penale “Dhuna në familje”,pasi në Qershor 2019 ka ushtruar dhunë fizike, duke e goditur me sende të forta në kokë vellain e tij, shtetasin L.T.,43 vjeç.

Të fundit