Flash News

KRYESORE

Trafik klandestinësh, 35 të arrestuar, mes tyre edhe zyrtarë

Trafik klandestinësh, 35 të arrestuar, mes tyre edhe zyrtarë

Rreth 35 persona kanë rënë në pranga të policisë në 24 orët e fundit gjatë një operacion të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe SHCBA në ministrinë e Brendshme.

Oficerët e policisë dhe SHCBA kanë ekzekutuar urdhërat e arrestit të firmosur nga prokuroria për punonjës shtetëror në pikat kufitare në Korçë, Gjirokastër dhe Shkodër, ku kanë kaluar klandestinët.

Burimet për Ora News thanë se arrestimet janë pjesë e të njëjtës dosje për të cilën janë zhvilluar më parë dy operacione me të paktën 80 të ndaluar.

Zyrtarët dhe personat e ndaluar akuzohen për dhënie ndihmë në kalim të paligjshëm të kufirit për klandestinët që niseshin nga Shqipëria drejt SHBA, Anglisë dhe Kanadasë.

Në varësi nga vendi i destinacionit klandestinët i paguanin rrjetit të trafikut 8 deri në 20 mijë euro për person.

Të fundit